Mesfushori argjentinas: Gjithmonë më ka interesuar Milani si klub

Mesfushori me tipare sulmuese, Franko Vaskes, i ka dërguar sinjale skuadrës së Milanit, duke theksuar se kur ishte i vogël gjithmonë ëndërronte të luante me kuqezinjtë.

31-vjeçari nga Argjentina luan aktualisht me skuadrën e Sevillas, të cilës iu bashkua në vitin 2016, por nuk e fsheh dëshirën për të luajtur përsëri në Itali pas eksperiencës me Palermon.

“Gjithmonë më ka interesuar Milani si klub. Kur isha fëmijë unë ëndërroja të luaja me të, sepse pashë shumë kampionë që vishnin atë fanellë. Milani ka qenë një nga ekipet më të forta në Itali dhe kur isha i vogël ishin ekipi im i preferuar. Idhulli im? Kaka”, përfundoi Vaskes për “Radio Miter Cordoba”.