'Sarpi' detyrohet të ndryshojë pamjen, ja arsyeja pse

Aktori Çagatay Ulusoy u bë shumë i famshëm në Shqipëri me rolin e “Sarpit” dhe karriera e tij vazhdon në ngjitje. Aktori së fundmi ka pranuar të luajë në serialin e ri “Barbaros”, që pritet të fillojë në ekranet turke.

Çagatay do të ketë rolin kryesor, të kapitenit Barbaros nga Perandoria Osmane. Për t’ju përshtatur rolit, aktori do duhet të ndryshojë pamjen. Atij i është kërkuar të mbajë mjekër dhe së shpejti do e shohim me një look të ri.

Xhirimet e serialit priten të fillojnë me qetësimin e situatës nga Covid-19. Ky serial do ta rikthejë Çagaty në ekran dhe fansat po e presin me padurim. Po ashtu një kuriozitet i madh është edhe pamja e tij e re.