Atentati në Mamurras, zbardhen emrat e 2 të plagosurve

Janë plagosur me armë zjarri dy persona në Mamurras të Kurbinit ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur një 21-vjeçar Elton Zyka dhe Klevis Lika  40-vjeç, janë nisur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngajrjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Plagosen me armë zjarri dy të rinj, Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Rreth orës 22:05, në afërsi të  Mamurrasit,  Kurbin,  në një rrugë rurale, në  rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit  K.L.,21 vjeç dhe E.Z.,21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në  spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë shkuan  menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes shtetasin E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika konrolli  dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.