Manuel Neuer: Ende nuk kam rinovuar me Bayernin

Kapiteni dhe portieri i Baeuern Munchen, Manuel Neuer, ende nuk ka firmosur rinovim të kontratës me klubin bavarez.

Pas fitores së kampionëve në fuqi të Gjermanisë ndaj Unioni Berlinit me rezultatin 0-2, ndeshja e parë për të dyja ekipet pas 2 muajsh ndërprerje të kampionatit, 34-vjeçari deklaroi se ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve rreth së ardhmes së tij.

Prej disa muajsh, Neuer dhe Bajerni u konfliktuan verbalisht rreth rinovimit të kontratës së kampionit të botës në vitin 2014. 

Neuer nuk pranon të qëndrojë në stol sezonin e ardhshëm teksa te Bayerni do të mbërrijë portieri i Shalke 04, Aleksandër Nubel.

“Për momentin, nuk ka ndonjë gjë për të deklaruar. Jam i lumtur te Bayerni dhe ata janë të gëzuar që më kanë mua si kapiten dhe portier. Të dyja palët jemi optimiste, por ende nuk kemi arritur te rinovimi”, u shpreh Neuer pas fitores ndaj Union Berlinit.