Celtic drejt titullit kampion, Skocia mund të vendosë nesër mbylljen e sezonit nga COVID-19

Celtic pritet të shpallet kampion i Skocisë, me Ligën Skoceze që ka vendosur të përfundojë sezonin.

Gjithçka do të vendoset ditën e hënë, kur do të zhvillohet takimi për t’i dhënë fund sezonit.

Liga Skoceze ka vendosur të përfundojë sezonin 2019-2020, pas përhapjes së madhe të COVID-19 në këtë vend.

Titulli i këtij sezoni do t’i jepet Celtic, që kryeson me 80 pikë, 13 më shumë se Rangers i vendit të dytë.

Kujtojmë se deri tani sezonin e kanë përfunduar edhe Franca, Belgjika dhe Holanda.