VIDEOLAJM/ Zelli i pashpjegueshëm i Policisë së Shtetit për t'u bërë Polici e Partisë

As gjatë protestave studentore të Dhjetorit '90 Tirana nuk kishte parë një polici kaq të dhunshme ndaj qytetarëve.

Qindra efektivë, që paguhen me taksat e qytetarëve, u lëshuan mbi ta me të gjithë forcën e mundshme duke mos kursyer as gratë, as gazetarët madje as ish-deputetët e opozitës.

Pamjet që bënë sot xhiron e rrjetit treguan jo një Polici Shteti, por një polici partiake që për të vënë në vend "porosinë" e shefit iu errën sytë përballë turmës së qytetarëve dhe artistëve që prej më shumë se dy vjetësh kishin nisur paqësisht kauzën e tyre.

Pak ditë më parë, në një dalje televizive, ministri i brendshëm Sandër Lleshi do të deklaronte se, "qëllimi justifikon mjetin" dhe sot kjo thënie e tij u pa e praktikuar më së miri në kurrizin e qytetarëve.

Dhe kur bën krahasimin se si janë shoqëruar apo dorëzuar në polici eksponentë të botës së krimit, të akuzuar për vepra shumë të rënda penale, lind pyetja: a mund të quhet kjo Policia e Shtetit? Përgjigjen e japin pamjet e mëposhtme.../Syri.net