Pollo: Shkatërrimi i Teatrit, akt banditesk i Ramës, i gjithi i Ramës dhe vetëm i Ramës

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo reagon sërish lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Përmes një reagimi në Twitter, ish deputeti thekson se shkatërrimi i teatrit është akt banditesk i kryeministrit, mbi të cilin, sipas tij, bie edhe turpi e mallkimi.

"Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është akti banditesk i Edi Ramës, i gjithi i Edi Ram?s dhe vetëm i Edi Ramës. Po keshtu turpi e mallkimi. 
Ata që mbrojtën Teatrin deri sot, aktivistë shoqërorë e poltikanë opozitarë bënë me nder e dinjitet detyrën qytetare. Për këtë meritojnë konsideratë e respekt. 
Kështu do të ndahen gjerat sot e nesër!", shkruan Pollo.