VIDEO/ Ramush Haradinaj një shtëpiak i zoti, kështu pastron në shtëpi

Pak kosovarë njohin anën tjetër të politikanëve, të cilët zakonisht shihen në kostume duke kryer vetëm detyrat zyrtare.

Kreu i AKK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se në kohë të lirë nuk e ka problem të bëjë edhe punët e shtëpisë, shkruan Magazina.

Në një video të publikuar nga bashkëshortja e tij, Anita, ai shihet duke pastruar në shtëpinë e tij derisa Anita e xhiron.