Basha: Do e rindërtojmë Teatrin Kombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar se ai i qëndron marrëveshjes për Teatrin Kombëtar, duke premtuar se kur të vijë në qeveri do e restaurojë siç ishte.
Madje Basha thotë se se për aktin e sotëm do të ndëshkohën të gjithë autorët, nga Rama tek më i keqpëdoruri.

”Me shkrim jo vetëm para Aleancës, por gjithë qytetarëve, angazhimin tonë që nesër në qeveri duke vënë interesat e bashkimit kombëtar dhe mirëqënies së njerëzve, jo vetëm sipas angazhimit, do restaurojmë Teatrin Kombëtar, por do sigurojmë ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje nga Rama tek i keqpërdoruri i fundit”, tha Basha.

Edhe artistët protestues thanë se e kanë matur Teatrin dhe duan ta rindërtojnë.