Bejtja: Rama zhvlerësoi presidentin dhe opozitën/ Peka: Opozita nuk është gardiane e rrugës

Në një transmetim live në Syri TV, gazetarët Andi Bejtja, Blendi Fevziu dhe Çim Peka janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin sa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas Bejtjes, përveç sjelljes së kryeministrit Edi Rama duhet të shikojmë edhe fajet tek opozita, qytetarët dhe elita intelektuale e vendit.

Por për moderatorin e "Çim Peka LIVE" në Syri TV, Çim Peka, opozita nuk mund të vendosë baste si sindikatë. Opozita, sipas Pekës, nuk është gardiane e rrugës.

"Opozita duhet të jetë gardiane e demokracisë në vend dhe për këtë dështoi më 30 qershor", u shpreh ndër të tjera Çim Peka.

Pjesë nga debati:

Peka: Opozita është gardiane e demokracisë dhe në këtë ka dështuar 100%

Bejtja: Është një protestë qytetare dhe sensibilizuese për njerëzit. Janë më sensitivë për teatrin se sa për Kushtetutën. Mblidhen më shumë njerëz për presidentin se sa për teatrin. Qëndrimi i presidentit për teatrin ka qenë një ndër aktorët kryesorë, por kur shoh që nuk respektohen dekretet, prandaj thashë që nuk ka më vend në presidencë. Rama ka bërë të pavlefshme opozitën dhe presidentin.

Peka: Opozita nuk është institucion i betejave lokale. Çështja është kombëtare, por nuk është aksion politik i opozitës. Opozita është gardiane e demokracisë dhe këtu ka dështuar. Që më 30 qershor kur nuk mbrojti zgjedhjet. 

Bejtja: E uroj Çimin që për herë të parë ka pluralizëm te Syri. Unë nuk fajësoj opozitën. Fajësoj qytetarët, elitën, ashtu edhe opozitën. 

Peka: Të bëhet opozita sindikatë? Sapo e the, të bëhet sindikatë.

Bejtja: Ne nuk kemi ardhur këtu vetëm për fajet e Ramës, por edhe për fajet tona.