Drejtori i klubit të Serie A: Do jetë marrëzi nëse fillon kampionati më 13 qershor

Drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino, kundërshton rifillimin e kampionatit italian në datën 13 qershor.
Pasi qeveria dhe Federata Italiane e Futbollit miratuan rinisjen e sezonit në mesin e muajit të ardhshëm, zyrtari i klubit të Udineses e konsideron “një marrëzi” këtë vendim, pasi ende nuk është miratuar protokolli shëndetësor për skuadrat si dhe ende nuk ka garanci rreth shëndetit të tyre.

“Nëse data për fillimin e Serisë A është 13 qershori, është një marrëzi e vërtetë për lojtarët dhe klubet. Qëndrimi jonë është se jemi të gatshëm të rikthehemi në fushë vetëm kur të garantohet shëndeti i lojtarëve dhe stafit teknik”, deklaroi drejtori sportiv i Udineses, Pierpaolo Marino.