Bayern Munchen e zgjidh me 2 gola transfertën berlineze

Bayern Munchen luajti në transfertën e Berlinit kundër Unionit ndeshjen e parë pas ndërprerjes së Bundesligës prej Koronavirusit, shkruan Syri.net.

Bavarezët fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje.

Në minutën e 40-të Robert Lewandowski kaloi kampionët në fuqi në avantazh me anë të një 11-metërshi dhe me këtë rezultat, 1-0, mbyllet pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë të lojës, Pavard në minutën e 80-të vulosi fitoren e pastër të miqve.
Bayern Munchen ngjitet në kuotën e 58 pikëve pas 26 javëve, duke lënë pas Borussian e Dortmundit, që ka 4 pikë më pak.