Kader përfundon në spital për faj të Banus, këtë javë në ‘Lule të vetmuara’

Meral dhe Seher mbeten pa shtëpi dhe në mes të rrugës. Nazan bën një plan për të marrë diskun e aksidentit nga Kemali. Ajo i fut në një kurth Mesuden dhe Kemalin që ata të largohen nga shtëpia.

Nazan futet fshehurazi në shtëpinë e tyre për të gjetur diskun. Në të njëjtën natë Ejlyl shkon në shtëpi dhe Kemal tenton të abuzojë me të. Nazan e ndihmon Ejlylin të shpëtojë. Ejlyl pëson shok pas kësaj ngjarje dhe vendos ta heqë qafe Kemalin përgjithmonë.

Kemal nga ana tjetër ia mbush mendjen me gënjeshtra Mesudes duke e nxjerrë Ejlylin si një vajzë të përdalë. Mesude mban anën e Kemalit si gjithmonë. Serkani i bën një surprizë Ejlylit dhe i kthen buzëqeshjen.

Kader dhe Banu bëjnë sherr. Banu hedh nga shkallët Kaderin. Kader përfundon pa ndjenja dhe në rrezik për jetën. A do mund të shpëtojë ajo? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja çdo pasdite në TV Klan ora 16:10./revistawho