Lajme të mira nga Italia/ Vetëm 145 viktima në 24 oret e fundit

Italia shënon numrin më të ulët të infektimve dhe vdekjeve nga Koronavirusi që kur virusi bllokoi vendin fqinj.

Nga 875 raste ditën e djeshme sot janë regjistruar 675 infeksionet e reja, raporton Mbrojtja Civile Italiane.

Edhe numri i viktimave ka shënuar rënie, nga 153 ditën e djeshme në 145 ditën e sotme.

Po ashtu janë regjistruar 89 të shtruar më pak në repartet e zakonshme Covid dhe 13 të tjera në njësitë e kujdesit intensiv.