Nesër në 16.30 protestë përballë ministrisë së Brendshme

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton mbajtjen e një proteste ditën e nesërme, ora 16:30.

Njoftimi u dha për mediat nga përfaqësuesit e saj, Robert Budina dhe Ervin Goci, të cilët ftuan të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj proteste.

"Ftohen të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë nesër para ministrisë së brendshme kundër një akti terrorist ndaj aktorëve”, tha Budina.

Sipas tij, te gjitha marrëdhëniet me shtetin janë ndërprere, sepse në këmbim të dialogut morëm gjuhen e dhunës. Nuk ka më rrugë për dialog.  

Në mbështetje të protestuesve në Tiranë ka patur protestë paqësore edhe në Prishtinë.

Përafërsisht 50 persona kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si: “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, u njoftua me heret se aksioni po organizohet per shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.