Juventusi dhe Roma mund të shkëmbejnë sulmuesit

Juventusi dhe Roma mund të bëjnë pak biznes së bashku në merkaton e verës, i cili përfshin një shkëmbim të mundshëm të sulmuesit bardhezi Gonzalo Higuain me atë të Romës, Edin Dzeko.

Lajmi raportohet nga “Calciomercatto.it” që po ashtu shton se argjentinasi është kthyer në një problem për “Zonjën e Vjetër” që nuk e ka në planet e së ardhmes.

Kontrata i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për të është përfolur shumë një rikthim në Argjentinë me River Plate, gjithsesi qëndrimi akoma në Serinë A nuk përjashtohet.

Roma është ekipi që u interesua verën e kaluar dhe mund të zgjojë përsëri këtë verë interesin për të, prandaj dhe një shkëmbim Higuain-Dzeko nuk përjashtohet.