Pamje të reja nga dhunimi dhe arrestimi i gazetarit Alfred Lela, po mbronte ish-deputeten

Dalin pamje të reja nga dhunimi dhe arrestimi i gazetarit Alfred Lela.

Ky i fundit kishte shkuar pranë Teatrit Kombëtar në mbrojtje të kauzës së artistëve, por është përplasur ,me policinë në momentin kur këta të fundit po ushtronin dhunë mbi ish deputeten e LSI, Silva Caka.

Pas kësaj, objekt i dhunës policore është bërë edhe vetë Lela, i cili u shoqërua më pas edhe në komisariat.