Kryemadhi i përgjigjet qytetarit: Do ja ha veshin Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, së bashku me krerët e tjerë të partive opozitare, u rikthye sërish në zonën pranë ministrisë së brendshme ku ka paralajmëruar uniformat blu që dhunojnë qytetarët e lirë të vendit se do të ndëshkohen.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama dhe pervesrët që e rrethojnë kujtojnë se kanë fituar, por beteja sapo ka filluar. 

Ndërkohë, kryetarja e LSI nuk kurseu as kërcënimet direkte për shefin e qeverisë.

Qytetari; Unë jam një simpatizant i juaj qëkur keni qenë në Partinë socialiste dhe në Lëvizjen socialiste për integrim më pas, por edhe më keni zhgënjyer disa herë. Jam qytetar dhe ma jepni fjalën këtu para të gjithëve, a zotoheni se nuk do të jepni amnisti për Edi Ramën?

Kryemadhi: Unë do t’ja ha veshin Edi Ramës.

“Më varni mua tek Sheshi Skënderbej dhe të lajm mëkatet e Sali Berishës, Edi Ramës, Lulzim Bashës, ilir Metës, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, të gjithë gazetarëve që ankohen popr nuk reagojnë kur dhunohet ajo kolegia e tyre. Si Jezu Krishti që mori mëkatet e njerëzve, më merrni më kryqëzoni edhe mua që të laj mëkatet e të tjerëve”, vijoi më tej Kryemadhi.