Bundesliga/ Shënohen 4 gola në Koln-Mainz. Rezultati

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Koln dhe Maincz, e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligës.

Vendasit e Koln kaluan të parët në avantazh me Uth që në minutën e 6të, teksa dyfishoi shifrat Kainc. 

Të gjithë menduan se me këto dy gola Koln e kishte siguruar fitoren, por nuk ndodhi kështu.

Mainz në minutën e 61-të shënoi me Auoniji. Barazimin e vendosi Kunde Malong me një supergol, teksa e mori topin nga mesfusha dhe pasi i kaloi të gjithë e dërgoi atë në rrjetë.

Të dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa tashmë Koln renditet në vendin e 10-të me 32 pikë, ndërsa Mainz qëndron në vendin e 15-të me 27 pikë.