Basha i bashkohet protestës/ Thirrje qytetarëve të Tiranës: Të gjithë në rrugë sot ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Së bashku me krerët e tjerë të partive opozitare, Basha u shpreh se, është në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa paralajmëroi se, kiushdo që ushtron dhunë do të përgjigjet.

“Prania ime me qytetarët është detyra me kryesore ndërkohë që ata që përdorën dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Do të vazhdojmë protestën më çdo mënyrë. Gjithë ata që kryen dhunën barbare, të gjithë ata që zbatojnë urdhrin e xhelatit dhe kriminalit do të jenë përpara drejtësisë dhe do të, mbajnë përgjegjësi. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të përballen me këtë regjim barbarësh dhe kriminelësh. Të ushtrojnë të drejtën e tyre të protestës. Ka shumë pak banditë në dispozicion të banditit që mund të mbajë qytetarët. Sa herë që qytetarët do të dhunohet Lulzim Basha do jetë në mbështetje të tyre. Ky regjim nuk njeh ligj. Kushdo tjetër që mendon ndryshe është patericë e regjimit. Do të qëndroj këtu aq sa të jetë e nevojshme. Prej 24 orësh jemi  në mbështetje të aleancës. Sonte është nata për të treguar se Tirana nuk bie por Tirana ngrihet”, tha Basha.

Në fund të fjalës së tij të shkurtër, kreu i opozitës ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin në rrugë sot në mbrojtje të qytetit.