Meral dhe Seher përfundojnë në mes të rrugës, të hënën në ‘Lule të vetmuara’

Songyl bashkohet me Gynejin. Meral dhe Seher mbeten në mes të rrugës pa shtëpi. Ato e kalojnë natën në rrugë në mes të ftohtit. Prindërit i kërkojnë llogari Gynejit dhe ai u tregon se ndihmoi të dashurën e tij.

Nazan i bën një lojë Mesudes dhe Kemalit për t’i nxjerrë nga shtëpia. Nëna e Gokhanit vazhdon me dhimbje të thellë të kërkojë personin që aksidentoi të birin. Defne dhe shoqet e saj tallen me Meralin në shkollë.

Meral dhe Kader zihen me to. Defne ofendon Meralin duke i përmendur nënën. Meral qëllon Defnen me shuplakë në sy të të gjithëve. Kader del në takim me Mertin por gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Në të njëjtin lokal qëllojnë Merve dhe Alejna. Kader largohet përpara se ato ta shohin. Nazan i vjedh çelësin e shtëpisë Mesudes për të vepruar sipas planit. Xhemre shkon në shtëpinë e Zejnos por ajo nuk e pret aspak mirë.

Banu i tregon Kaderit se Sedati e fitoi gjyqin dhe ajo do mund ta shohë Derinin vetëm fundjavave. Kader preket kur Banu ia tregon edhe njëherë që nuk e do aspak. Xhemre pajtohet me Zejnon dhe i kërkon të mos ndahen kurrë./revistawho