Kriminela me uniformë policie, barkderrë civilë që dhunojnë rininë-Nga Ylli Manjani

Nga Ylli Manjani

Bah çfarë palaçosh!

Bahhh çfarë kriminelësh të veshur me uniformë, por edhe ca barkderrë civilë që dhunojnë brutalisht disa të rinj krejt pa faj!

Fytyrat e tyre tashmë janë të regjistruara.

Revoltuese sa më s’ka!

Po çfarë po ju bëjnë ata more mizerje policë! Po protestojnë paqësisht në qytetin e tyre, more zuzarë!

A keni fëmijë more të pa shpirt?! Po janë shokët e tyre ata!

Po si s'u mbulon turpi bashkë me atë kapele që nuk zini kriminelët, por zini përdhunisht disa të rinj që po sillen shumë më qytetarë se të gjithë ne!

Mbi 20 policë për një ndalim të dhunshëm!!! I ndaluari me pantallona të shkurtra....

Ky quhet shtet!

Ikni more në male e zini kanabistët që po na shkatërrojnë rininë. Lëreni këtë të fundit të protestojë paqësisht!

Tashmë jeni bashkëpunëtorë në krimin e organizuar shtetëror.

Disi, dikur do duhet ta paguani këtë dhunë, jo për hakmarrje por për drejtësi!