Thirrja e Braimllarit: Do ta ndjekim këmba-këmbës Ramën, nuk ka më mëshirë

Ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka bërë thirrje për mosbindje civile, si një formë kundërpërgjigjeje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar.

‘Me armë, automatik në dorë për të shtypur artistët, për të shtypur artistët.

Ma tha zotëria shumë qartë, e kuptoni ku ka përfunduar, të jetë i bindur Rama, se me mënyrën se si ka vepruar sot, ashtu do të veprojmë kundër Ramës.

Nuk ka më mëshirë për Ramës, është person non grada, ka dhunuar fjalën e lirë, nënat e këtij vendi, kryeministër frikacak.

Mosbindje Civile, ta ndjekim këmba këmbës Edi Ramën. Tirana nuk ka nevojë për një kryetar lëpirë, me sjelljen e tij është vepruar në kundërshtim me ligjin, grup i strukturuar kriminal që do marrin goditjen e merituar nga populli", ka thënë Endrit Braimllari për ReportTv.