Pritjes po i vjen fundi, CR7 gati t'i bashkohet Juve-s në stërvitje

Pas shumë e shumë ditësh, pritjes tashmë duket se i ka ardhur fundit.

Cristiano Ronaldo po respekton ditët e fundit të karantinës dhe sipas asaj që raporton “TuttoSport”, nga e marta do të ketë mundësi që të mund të stërvitet rregullisht me skuadrën e Juventusit në Continasa.

35 vjeçari u rikthye të hënën e 4 majit nga Portugalia dhe 14 ditët e karantinës dalëngadalë po shkojnë drejt fundit.

Në këtë mënyrë Juve mezi po pret që lojtari më i mirë i skuadrës t’i bashkohet grupit në stërvitje por jo vetem pasi bardhezinjte po presin edhe lojtarët e tjerë të huaj që kanë lënë shtetet e tyre per t’u rikthyer në Torino në mënyrë që të bëhen gati për rifillimin e sezonit në Serie A.

Matuidi dhe të premten Douglas Costa, Alex Sandro e Danilo ishin në stërvitje me skuadrën. Ndërsa të fundit që do të mund të kthehen në Vinovo do të jenë padyshim Rabiot e Gonzalo Higuain, të cilët janë kthyer ne Itali respektivisht të enjten dhe të premten.