‘E vështirë për t’u kuptuar’/ Shembja e Teatrit, reagim i fortë nga ambasadori gjerman

Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka sjellë reagimin e fortë nga Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada, Zingraf shprehet se nuk arrin të kuptojë shkatërrimin e teatrit, sidomos në këto kohëra të vështira për të gjithë.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar.

Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.

Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.