Me urdhër të Lleshit, policia në gatishmëri për të dhunuar popullin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka dhënë urdhër që policia të kalojë në gatishmëri për të dhunuar çdo qytetar që del kundër diktaturës së vendosur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Urdhri për të qenë në gatishmëri është bërë i ditur për SYRI.net nga burime brenda Policisë së Shtetit.

Të paktën 1 mijë policë ka angazhuar sot Lleshi me urdhër të Edi Ramës për të shembur Teatrin dhe për të dhunuar e masakruar qindra qytetarë që kanë dalë në mbrojtje të godinës historike.

Por Lleshi i Ramës nuk mjaftohet me kaq.

Ai ka urdhëruar vartësit e tij që policia të kalojë në gatishmëri dhe të gjithë policët të jenë në krye të detyrës, pa asnjë pushim.

Me këtë gatishmëri Lleshi kërkon të dhunojë popullin, që është ngritur kundër diktaturës.