Wllian: Më mungon futbolli, por...

Premier League është e pezulluar prej disa muajsh, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përpjekje për të rinisur po bëhen, mirëpo duket se disa lojtarëve nuk u pëlqen ideja për të rifilluar kampionatin.

Një prej tyre është edhe mesfushori i Chelesat, Willian, I cili është kundër rifillimi të këtij edicioni.

Braziliani u shpreh se e ne e dëshirojmë shumë rikthimin në fushat e lojë, por ai thekson se duhet kohë për të qenë të sigurt që të bëjmë një gjë të tillë.

 “Sinqerisht, nga ajo që mund të shoh, shumë lojtarë, shumica do të thoja, nuk janë rehat me idenë për rifillim tani”, ka thënë Willian.

“Ne vërtetë duam të rifillojmë, na mungon loja dhe të bëjmë atë që duam. Por, duhet kohë për të qenë të sigurt që të bëjmë një gjë të tillë. Kjo është si e shohim. Shëndeti ynë duhet të jetë primar”, shtoi braziliani.

“Lojtarët nuk ndihen të sigurt të fillojnë tani, duhet të kemi siguri”, tha i ylli i Chelsea.

Mbi 240 mijë raste të prekura me Covid-19 rezultojnë në Britani të Madhe, kurse numri i viktimave ka kaluar 34 mijëshin.