Ndërlikohet pista Werner për Interin

Vështirësohet jo pak rruga që çonte Timo Werner drejt Interit. Sulmuesi gjerman duket se ka ndryshuar mendje përsa i takon të ardhmes së tij.

Pasi u përfol shumë në mendia për preferencen e Werner në drejtim të ngjyrave zikaltër, duket se 24-vjeçari ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur.

Sipas mediave gjermane, futbollisti po merrë në konsiderate dy hipoteza, të qëndrojë edhe një vit te Leipzig në mënyrë që të afrohet skadenca në kontratën e tij, për të ulur në një fare mënyre klauzolën, ose të pranojë transferimin në Premier League te Liverpooli i Jurgen Klopp.