Shembja e Teatrit/ Reagon ambasada britanike: Thellësisht të shqetësuar ...

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës policore ndaj qytetarëve që ishin në mbrojtje të tij.

‘Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri’, shkruhet në reagimin e ambasadës Britanike në Tiranë.  

Reagimi i plotë:

Thellësisht të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në #Shqipëri.

Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë.

Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë.