Artistët reagojnë ashpër për prishjen e teatrit: Turp...

Orët e para të mëngjesit, godina e Teatrit Kombëtar është shembur.

Pavarësisht protestave dhe qendrimeve kundër të një pjese të artistëve dhe qytetarëve, Bashkia ka vendosur për shembjen natën të kësaj godine.

Dhe në lidhje me këtë kanë qënë të shumta reagimet që personazhet  e njohur kanë reaguar në rrjete sociale:

Rozana Radi :

'E pabesueshme! Lamtumirë historisë së Piro Manit, Kujtim Spahivoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e nuk do ta njohim më qytetin tonë.

U dogj një Katedrale dhe e restauroi gjithë bota, ndërsa ju çfarë bëtë? I varrosët për herë të dytë ata që nuk janë më e që ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Nuk e di si ndihen sot ata/ato që firmosën për të parë me sytë e tyre këtë që po shikon gjithë Shqipëria sot.

Unë ju kisha dënuar me asnjë duartorkitje kur të tentoni të ngjiteni në skenë. Ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju nuk e meritoni dashurinë e spektatorit!”

Florian Binaj

Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time… Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetar?t mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…

Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…

Renis Gjoka

Si shumë ditë të tjera, edhe një ditë para se të prishej isha aty. Mora edhe Aurën me vete. E kisha parandjenjën se do të ndodhte, prandaj vendosa t’i bëja një foto bashkë me Teatrin. Ajo është foshnje dhe nuk kupton gjë. Por jam i bindur që kur të rritet, do të më falenderojë për këtë foto. Nuk dua të zgjatem fare për atë çfarë i ndodhi, sepse tashmë nuk lia vlen. Por po them vetëm TURP!”, ka shkruar Renisi.

 

Anjeza Shahini

O MOJ SHQYPNI E MJERA SHQYPNI” Nuk di pse kisha shprese?. Kur te? vij ne? Tirane?n time te? dashur, qe? aq shume? më ka marre? malli, do te? kaloj nga nje? rruge? tjete?r qe? te? mos e shoh realitetin me sy, se me? dhemb 

 

Julian Deda

Më vjen keq

Aurela Gaçe

'Kur shkova me vajzen time ne fshatin ku u linda e u rrita , mezi po prisja ti tregoja "mini bulevardin" tone ku benim xhiron ,si fillim me prinderit per dore e pastaj me shoqerine. Mezi prisja ti tregoja disa shkalle te bukura ne hyrje te fshatit. Shkallet ,ne te dy anet ,zbukuroheshin me pisha . Ne njerin krah ishte qendra mjekesore, materniteti ku erdha ne jete , por edhe ku nëna e Grace punoi si mami-infermiere qysh 18 vjeç.
Ne krahun tjeter shtrihej ky mini bulevard ,me kinemanë, me qendrën e kukturës ,me dyqanet ...me tutje ishte shkolla ku mesova, ajo 8 -vjecare e ajo e mesme, me fushen e futbollit , me fushen e volejbollit , paralelet ku sa here rrezoheshim si femije e aty luanim gjithe diten me gjithe plaget neper kembe e duar.

Nje trotuar na ndante me pallatet e ndertuara. Ne njeri nga ato jetoja me familjen ,ku perpara pallatit ishte nje lulishte ,me stola, me fushe bari ...etj etj. .
Une thjeshte i ja tregoja vajzes me fjale, sepse as vete nuk pashe më asgje nga ato qe mbaja mend si femije e adoleshente.
Ndjeva trishtim sepse , nuk mund t'ja tregoja dot vajzes me fakte gjithe ato qe kisha ne memorje! ....
Thjeshtë ndjesi reale te shpirtit !
###########÷
##########

KJO NUK DO TE THOTE QE TE MOS LINDE JETE E RE.
TE GJITHE NDAHEMI EDHE NGA JETA, POR FEMIJET TANE DO TE KENE KUJTIMET, FOTOT TONA, SHIJEN E USHQIMEVE TE GATUARA NGA NE, DO TE KENE MBASE EDHE NDONJE PALLTON TONE TE RUAJTUR DIKU NE DOLLAPIN E MBUSHUR ME TE REJA!'