Pas shembjes së Teatrit, Paloka - Ramës: Ngelësh vetëm një legen e frikacak, një qenie e shpifur...

Ka reaguar pas shembjes së teatrit nënkryetari demokrat Edi Paloka. Ai në një shenim në faqen e tij në facebook shkruan duke ju drejtuar Edi Ramës se, “Ti mbase sot ndihesh triumfator po jam i bindur që urrejtjen po e ndjen bashkë me lagështinë e bunkerit. Nuk është më thjesht “inat” opozitarësh, është urrejtje mbarë popullore me të cilën një ditë do të përplasesh, nuk i shmangesh dot”.

Ja postimi i plotë:

Ti mbase sot ndjehesh i forte e triumfator , po ngelesh vetem nje legen e frikacak , nje qenie e shpifur!

Versule sot ne erresire , ndaj nje grushti artistesh , intelektualesh e perfaqesuesish te opozites, mbi 500 bandite te armatosur edhe me automatike. Ata mbanin uniformen e shtetit qe paguhet me taksat e atyre qe sot u morren zvarre , e u dhunuan shtazerisht. Po si legen e frikacak qe je edhe banditet i leshove ne erresire , te fshehur pas maskave e me numrat e identitetit te hequra nga uniformat ...

Ti mbase sot ndihesh triumfator po jam i bindur qe urrejtjen po e ndjen bashke me lageshtine e bunkerit. Nuk eshte me thjesht “inat” opozitaresh, eshte urrejtje mbare popullore me te cilen nje dite do te perplasesh, nuk i shmangesh dot. E atehere do te jene njerzit qe do te te shohin duke u hequr zvarre, ti vete, pa qene nevoja te te terheqin. Se ky je ti, nje legen , frikacak i shpifur!