'Gattuso erdhi për të më thyer dhëmbët', Appiah e konsideron ish-mesfushorin e Milanit...

Ish-mesfushori ganez, Stephen Appiah, ka rrëfyer një episode tepër intereasant, teksa e ka cilësuar Gennaro Gattuso, si futbollistin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë. 39-vjeçari tregon se si ish-futbollisti i Milanit, shkoi për t’i thyer dhëmbët pas ndeshjes.

“Gennaro Gattuso erdhi për të më thyer dhëmbët në fund të ndeshjes. Nuk ishte e mundur ta kaloje me top. Lojtari më i vështirë për tu përballur ishte pikërisht Gattuso.

E takova kur isha akoma duke luajtur te Udineze. Ishte kundër Salernitana, një ekip nga Italia e Jugut, ku Gattuso në atë kohë luante. Ai ishte me të vërtetë më i vështiri, ngjante si Emerson, Albertini dhe shumë të tjerë”, ka thënë Appiah.