Dhuna nga policia, Alfred Lela: Sjellja ishte e qëllimshme, ka polici politike...

Gazetari Alfred Lela ka folur për Syri TV pas dhunës së ushtruar ndaj tij gjatë momenteve të shembjes së Teatrit Kombetar.

'Qëllimisht dhe kthjellimisht të qëllimshme', tha Lela.

'Kishte dy polici. Kishte Policinë e Shtetit dhe policinë politike', tha ai.  

'Me bënë atë xhiron dhe me çuan mu para ku po ndodhte shembja e taatrit, kishte nga ata shqiptarë të veshur civile dhe ata më shanë.

Unë nuk isha aty si aktivist, jo si njeri politik por si nje gazetar i këtij vendi si nënshtetas i këtij vendi, isha në krye të detyrës.

Ishte një komunikim me policët deri sa erdhën pese policë më duket dhe tërhoqën atë gruan brenda. Këtu u përfshiva në ngjarje. Një dhunë që mu duk e pavend kundër një gruaje. Dhe unë kapërceva rrugën, isha me biçikletë.'