Et'o: Nëse je Interist një herë, ti do të vdesësh si i tillë!

Samuel Eto’o duket se ka dobësi për ekipin e Interit.

Ish-sulmuesi kamerunas, edhe pse e kalojë pjesë më të madhe te Barcelona, në zemrën ka vetëm klubin e Interit.

39 vjeçari fitoi Ligën e Kampionëve me të dyja skuadrat, por duket se ‘Zikaltrit’ i kanë dhënë diçka më shumë atij.

Eto’o ka thënë se në fund, ai do të vdes si interist.

“Nëse je Interist një herë, ti do të vdesësh si i tillë. Është si është”, ka thënë Eto’o.

“Mourinho më bindi në mënyrë të thjeshtë: ai më dërgoi fanellën me numër 9 të Inter dhe më shkroi duke thënë se është e jotja dhe po pret për ty”, ka shtuar kamerunasi.

Eto’o fitoi Ligën e Kampionëve me Interin pikërisht në kohën kur luante nën drejtimin e Mourinho. Ajo vazhdon të mbetet gjenerata e artë e kohës së re, te skuadra e Inter.