Marina Vjollca feston ditëlindjen, Geti e uron me fjalët më të ëmbla

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca feston sot ditëlindjen.

Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga njerëzit e dashur.

I pari që e ka uruar publikisht është partneri i saj, Getoar Selimi.

Ai ka pritur mesnatën për të suprizuar të shoqen.

Reperi ka publikuar një foto pranë Marinës dhe e ka uruar me fjalët më të ëmbla.  

"Gëzuar ditëlindjen për femrën që ende e bën zemrën time të rrahë shpejt. Princesha ime", ka shkruar Geti.