‘Mosbindje civile’/ Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Mos e njihni më shtetin e Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila u mor zvarrë dhe u dhunua nga policia në orët e para të mëngjesit, ka deklaruar sot se nuk e njeh më qeverinë e Edi Ramës dhe pushtetin e tij.

Kryemadhi ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke kërkuar që qytetarët të mos njohin më asnjë vendim të kësaj qeverie.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Tani nuk do të shikojmë më brekët e Violeta Manushit, por bythën jashtë të Edi Ramës.

Po bëjmë thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, po bëjmë thirrje për prokurorët që hajnë e pijnë në foletë e drogës dhe ngelin peng i përgjimeve në tavolina.

U bëjmë thirrje shqiptarëve që të mos ua lënë në dorë jetën e tyre të tillë njerëzve.

U bëj thirrje shqiptarëve dhe gazetarëve, mos njihni postblloqet, gjobat, taksat e Edi Ramës se ju mbylli në shtëpi.

Ju mbylli në shtëpi dhe ju sjell dyfish faturat. Sot nuk ka më.