Shembja e Teatrit/ Gazetari ironizon sulmet ndaj opozitës: Qindra policë nxituan...

Gazetari i RTSh-së, Lutfi Dervishi ka reaguar pas aksionit për të shembur natën godinën e Teatrit Kombëtar.

Dervishi ka ironizuar qëndrimet kundër opozitës dhe komentet e shumta, që sipas tij ngrenë pyetjen: Çfarë bëri opozita dhe nuk e mbrojti Teatrin Kombëtar.

“Qindra policë (mes tyre dhe forca speciale të armatosur) nxituan në mes të natës, por nuk mundën ta pengonin shembjen e Teatrit Kombëtar nga …opozita!

Kjo përshtypje të krijohet kur ende gazetarë dhe sidomos “trima” në facebook hakërrehen me pyetjen: çfarë bëri opozita?!”, thekson Dervishi.