", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ E tepron talenti i Barçës, shan Haaland nga gjyshja dhe rrezikon dënim të rëndë

Pas një pezullimi afro 3 mujor, për shkak të pandemisë së koronavirus, Bundesliga gjermane u rikthye këtë të shtunë.

Dortmund-Schalke ishte kryendeshja e javës së 26-të, teksa djemtë e Lucien Favre triumfuan me rezultatin 4-0. Mirëpo në këtë përballje nuk munguan as momentet pikante.

Në minutën e 23-të, para kur rezultati ishte i bardhe 0-0, u regjistrua një episode epik, ku protagonist ishte sulmuesi Haaland dhe mbrojtësi i huazuar nga Barcelona, Todibo. Ky i fundit gjatë një goditje këndi ka zgjedhur të shajë bomberin norvegjez nga gjyshja me synimin për ta shpërqëndruar.

“Shko q* gjyshen tënde” shprehet mbrojtësi, i cili u dëmtua më pas duke dalë nga fusha para kohe. Ky ofendim pritet t’i kushtojë rëndë mbrojtësit të Shalkes që pritet të dënohet për këtë veprim aspak të hijshëm. Ky episod ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Haaland.