Lajme të mira nga Italia, Strakosha nuk ka frakturë në kyçin e dorës

Ditën e djeshme u raportua në mediat italiane se portieri kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha kishte pësuar një frakturë në gishtin e dorës së majtë gjatë stërvitjes së parë me ekipin e Lazios.

Mirëpo për fat të mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për gardianin kuqezi.  Strakosha ka dhimbje në kyçin e dorës së majtë, por për mjekët e ekipit të Lazios nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk është një frakturë por një inflamacion në tendin.

Kështu që, Strakosha do të jetë i gatshëm në datën 13 qershor, sigurisht në qoftë se kampionati rifillon.