E njohu me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj surprizon në emision Visjan Ukcenaj

Një javë më parë, aktorja e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuar tek “Why Not” me Roza Latin dhe ka folur për fillimet e njohjes me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo ka treguar se e ka njohur falë Visjan Ukcenaj, i cili e ka prezantuar gjatë një kompeticioni.

Gjithçka nisi nga një miqësi dhe Rudinës nuk i kishte shkuar në mendje ndonjëherë që mund të kishte diçka mes tyre, por ja që ndodhi.

Por gjatë rrëfimit, Rudina bëri dhe një premtim se i ka një dhuratë borxh Visjanit për këtë arsye, konkretisht një palë këpucë të kuqe.

Ndërkohë së fundmi, Rudina ka ftuar në emisionin e saj pikërisht Visjan Ukcenaj për të realizuar një intervistë, por edhe për të mbajtur premtimin që dha.

Gjatë emisionit i ka dhuruar aktorit një palë atlete të kuqe për ta falenderuar në këtë mënyrë që e njohu me Mark Frrokun, pasi sipas aktores së njohur ai ishte thjesht një ogur i mirë dhe jo shkuesi siç u komentua gjerë.

“Visjan unë kam marrë një dhuratë për ty se javën që kaloi deklarova tek emisioni “Why Not” i Roza Latit që ty të kam një palë këpucë borxh, sepse që ta sqarojmë gjithë këtë milet që na kanë mbyt. Nuk është që ti më bërë mua shkuesin. Unë me Visjanin prezantonim një kompeticionin, Marku ishte pjesëmarrës, Visjani e njihte më parë se të dy nga veriu dhe e pyeta Visjanin ‘kush është ky?’  ai më tha si nuk e njeh Markun dhe jeta vazhdoi”, u shpreh Rudina.

Visjani e falenderoi Rudinën për dhuratën dhe ka thënë me humor në fund që pret edhe një dhuratë tjetër nga Mark Frroku.