Prangoset gazetari/ Situatë e tensionuar përpara Teatrit Kombëtar

Rezistenca nga një grup artistësh dhe qytetarësh vazhdon përpara ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Të pranishëm janë edhe deputetë dhe gazetarë.

Ndërkohë, gazetari Alfred Lela i pranishëm në protestë, është prangosur nga policia.

Në momentin e ndalimit, atij i ka rënë xhupi në tokë.

Aktivistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara godinës së Teatrit Kombëtar, teksa fadromat e bashkisë kanë nisur shembjen e ndërtesës pas një beteje të gjatë.