Liverpooli tenton transferimin e ‘Neymarit të ri’

Liverpooli është duke tentuar që të transferojë Talles Magnon nga Vaco da Gama.

17-vjeçari aktualisht ka arritur të tërheq vëmendjen e shumë klubeve europiane, ndërsa në Brazil e kanë etiketuar si ‘Neymari i ri’.

The Reds kanë dërguar zbuluesit e lojtarëve të tyre për ta parë nga afër talentin brazilian, që ka lëvizje të ngjashme me ato të yllit të Paris Saint-Germain.

“Daily Mail” bën të ditur se Liverpooli mund të transferojë me lehtësi lojtarin, pasi Vasco de Gama janë në krizë financiare.