Robert Ndrenika mohon peticionin/ Liçaj për Syri TV: Veliaj, budallaçka që i nxorri bojën vetes

Në një intervistë për Syri TV nga sheshi i Teatrit Kombëtar, aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj komentoi situatën e tensionuar, krijuar në orët e fundit.

"Kemi informacione se sot mund të ketë një ndërhyrje", u shpreh Liçaj.

I pyetur nga gazetari Bledian Koka lidhur me deklaratat e aktorit Robert Ndrenika, të cilit i doli emri në listën e firmëtarëve të peticionit pro prishjes së Teatrit Kombëtar por që sot mohoi gjithçka, aktori Liçaj dha këtë përgjigje: 

"Në vitin 2018, kryetari i bashkisë i pavotuar dhe i paligjshëm ktheu të gjithë vëmendjen te tallavaja kush u shit, duke shpërqëndruar vëmendjen nga shkelja e Kushtetutës. Pas 24 korrikut, kryeministri i rraskapitur Surrelit nisi ta bënte te faqja e tij. Tani e bën Veliaj. Po është aq budallaçkë sa i nxjerr bojën vetes. Do të bësh aktorët mes tyre, por ja ku të dalin këto i del bllof se kur ai gënjen me një emër si Robert Ndrenika, kur do ti vejë njollën në pleqëri, mendo çfarë mund të bëjë me aktorët e tjerë. Të isha si profesor Berti e kisha hedhur Veliajn në gjyq. Çfarë do ti thotë opinionit publik tani? E kuptoni sa i pafytyrë është...".