Të gjithë presin rifillimin e Serie A, Conte befason me deklaratën e fundit!

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë dritën jeshile që klubet e Serie A të fillojnë stërvitjen. Por kur pyetet për rifillimin e futbollit në Itali, Conte nuk ka një datë fikse sepse gjithçka varet nga situata e pandemisë.

“Nga e hëna do të rifillojnë stërvitjet e sporteve të skuadrës, duke përfshirë edhe ato të skuadrave të futbollit”, ka thënë ai.

“Ministri Spadafora po e ndjek me shumë vëmendje botën e sportit. Për  të patur një datë të sigurt për rifillimin duhet ndonjë garanci më shumë dhe në këtë moment nuk ka”, tha Conte.

Kujtojmë që në Serie A të hënën e 18 majit do të fillojë stërvitja e futbollistëve në grupe.