Plani i Rangnick, pritet të mbërrijë tek Milani me 3 blerje të bujshme!

Mesfusha e AC Milan pritet që ti nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor këtë verë pasi me ardhjen e Ralf Rangnick parashikohet që në San Siro të vijnë të paktën 3 lojtarë të rinj por me përvojë në mesfushë.

Sipas Tuttosport, AC Milan ka filluar që të punojë me gjermanin për strategjinë e re të klubit dhe mënyrën sesi do të blihen këta lojtarë.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin e talentuar të RB Salzburg, Dominik Szoboszlai, i dyti është Samuele Ricci i Empolit ndërsa i treti është kapiteni i AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners i cili mes këtyre të treve duket lojtari më me përvojë.