Nga sot, SYRI TV e ndiqni pa pagesë dhe në Fier e Korçë, kanali 25

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e zonave të Fierit dhe Korçës.

Nga dita e sotme ata do të kenë mundësi të ndjekin SYRI Televizion pa asnjë pagesë në kanalin 25 të paketës dixhitale të RTSH.

Mjafton një kërkim automatik në televizorin tuaj apo në aparatin DVBT2 dhe të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin SYRI TV, me lajmet e fundit dhe emisionet më të ndjekura.