Granit Xhaka njofton rikthimin në stërvitje me Arsenalin
Granit Xhaka ka filluar stërvitjet me Arsenalin, pas një pauze prej më shumë se dy muajsh shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Infektimi i shpejtë dhe vdekjet e shumta bënë që sporti në përgjithësi dhe bizneset të ndalen së funksionuari për të mos rrezikuar shëndetin e njerëzve.
Kohët e fundit po rikthehet gradualisht jetesa normale dhe futbollistët janë rikthyer në fushën e blertë.
“Përshëndetje të gjithëve! Jemi rikthyer në stërvitje, por fillimisht në grupe të vogla.
“Nuk mund t’ju them se sa jam i lumtur jam që fillova përsëri të stërvitem me shok e skaudrës. Edhe pse jemi akoma larg nga puna jonë e rregullt!”.
“Ju uroj një fundjavë të mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.
Kujtojmë që Premier League pritet të rikthehet më 12 qershor.