Standardi i dyfishtë/ Basha gjobitet, adoleshenti dhunohet, por Taulant Balla nuk preket!

Mesa duket gjobat e policisë janë vetëm për krerët e opozitës. Kur bëhet fjalë për eksponentë të mazhorancës askush nuk reagon.

Lidhur me këtë reagon edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në Facebook sjell shembullin e kreut të PD, Lulzim Basha, i gjobitur dy herë me pretendimin se nuk ka respektuar masat anti-Covid dhe sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla.

Sipas Këlliçit, "ne që mbrojmë Teatrin Kombëtar nga trafikantët e drogës që duan të pastrojnë paratë e krimit, duke ndërtuar kulla në vend të Teatrit, gjobitemi e madje na hiqet edhe patenta! Një 15-vjeçar dhunohet barbarisht pse del xhiro me biçiklete, ndërsa Taulant Balla dhe shpura e tij, që dalin për tu shitur shqiptarëve propagandën e rradhës, nuk gjobitet".

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Lulzim Basha qe degjon hallet e qytetareve te lene ne meshire te fatit, pa buke, pa asnje perkrahje, e degjon shqetesimet e biznesit, gjobitet!

Ne qe mbrojme Teatrin Kombetar nga trafikantet e droges qe duan te pastrojne parate e krimit, duke ndertuar kulla ne vend te Teatrit, gjobitemi e madje na hiqet edhe patenta! Nje 15 vjecar dhunohet barbarisht pse del xhiro me biciklete, ndersa Taulant Balla dhe shpura e tij, qe dalin per tu shitur shqiptareve propaganden e rradhes, nuk gjobitet!

Gjobat jane dhune dhe presion ndaj opozites, ndaj qytetareve te thjeshte, qe Rama dhe eskorta e tij e krimit, te vazhdojne te vjedhin ndersa behen gati te largohen me turpin e merituar.

E sa per gjoben dhe terheqjen e lejes se drejtimit, mos ju beje hic cudi nese neser ndaloheni me makine, e ju heqin kembet! Vetem kjo logjike e Rilindjes mund te shpjegoje heqjen e patentes, kur je duke ecur!