Detaje nga plagosja në Vlorë/ 50-vjeçari i ka shpëtuar një tjetër atentati, ç'u gjet në makinën e djegur

Zbardhen detaje të reja për atentatin ndaj 50-vjeçarit Jetnor Xhaferri, ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës.

Siç raporton Abc News, Xhaferri kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashte vendit.  Ndërkohë, ky është atentati i dytë që i bëhet.

Burimë bëjnë të ditur po ashtu se në makinën e djegur, e cila u gjet në Poçem, që dyshohet se u përket autorëve, janë gjetur dy armë automatike.

Bëhet me dije gjithashtu se ndaj 50-vjeçarit është qëlluar 30 herë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, Xhaferri i ka shpëtuar plumbave, ndëra mori vetëm plagë në këmbë.

Pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes pasi familja e Xhaferrit ka konflikt të hershëm, prej 20 viteve me familjen e Llanajve në Selenicë.