Hizmo: Normale që të ngacmojnë kur thua se meshkujt shqiptarë s'ditkan të bëjnë seks

Gazetarja Zhaklin Lekatari e ka prekur sërish temën e seksit në një emision televiziv, po duke deklaruar se e kanë ngacmuar pse flet për tema të tilla, i kanë dërguar mesazhe. Për këtë çështje Zhaklina ka debatuar edhe me moderatorin Rud Hizmo në emisionin “Ftesë në 5”, ku Hizmo e ka thënë hapur qendrimin e tij.

Debati i plotë:

Rud Hizmo: Në momentin që kryen një funksion të tillë do të kesh reagim dhe ngacmime të theksuara. Unë si mashkull shqiptar…

Zhaklin Lekatari: Çfarë po thua Rudi, nëse ti flet për eduaktën seksuale është normale të të ngacmojnë seksualisht?

Rud Hizmo: Jo

Zhaklin Lekatari: Është ofendim.

Rud Hizmo: Nuk është ofendim jo. Në momentin që të gjitha temat që ke hapur është një gjeneralizëm i përgjithshëm, një përgjithësim duke thënë se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks, nuk dinë të bëjnë këtë apo atë, është normale.

Zhaklin Lekatari:  Nuk është normale fare dhe në një studio tjetër më kanë thënë që meqë flet kaq shumë domethënë që bën shumë seks. Ky quhet seksizëm i pastër. Dhe ky seksizëm në studio.

Rud Hizmo: Ok, vazhdo fol.

Zhaklin Lekatari: Për temat e tua, për provokimet që bëj që nuk janë fare provokime janë ide sociale. Kështu zhvillohet shoqëria, mendimi shoqëror në ditët e sotme.

Rud Hizmo: Nuk ka asgjë të keqe. Është në përgjithësi problemi i femrës të dëgjojë tjetrin. Nuk ka asnjë lloj problemi të jesh provokator. Në momentin që bën një shkrim, dhe ti njihesh e bën publike, të tipit meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks është provokues si titull. Dhe bën mirë që të kesh titull të tillë provokues.

Zhaklin Lekatari: Opinioni dhe argumenti janë dy gjëra të ndryshme. Opinioni nuk sjell në përfundim të vërtetën, argumenti po. Mua më pëlqen të flas me argumente. Kur dua të arrij në një ide përmenden faktet.

Rud Hizmo: Është deri diku qesharake.

Zhaklin Lekatari: Të gjitha problemet që ngre nuk janë provokime, janë probleme qe ne përballemi cdo ditë. Që ti nuk e përjeton dhunën seksuale nuk do të thotë që nuk ekziston.

Rud Hizmo: Publiku e gjykon më mirë nëse titujt e tu janë provokativ apo jo dhe kërkon të diskutosh tema që mund të jenë të vërteta. Thjesht është e turpshme që në 2020 që ka njerëz, apo sociolog që na tregojnë kush është koncepti i seksit.

Se cfarë fjalësh përdorin shqiptarët, pa studime, pa statistika vetëm me opinione personale. Unë në shoqërinë time, kemi një term për marrëdhënien seksuale që e quajmë seks. Nëse do flasim a ekziston misogjinia, a ka dhunë verbale, a ekziston në tërësi në rrjetet sociale kjo ëhstë e vërtëtë. Por shoqëria shqiptare, përfshirë edhe meshkujt e dënojnë mendoj unë jashtëzakonisht shumë. Dhe unë e dënoj që një mashkull të drejtohet ty si femër në të njëjtën mënyrë. Nëse do isha motra ime, kushëria, nusja do isha i ofenduar për çfarë të është dërguar ty.